KreuFashion

Thjesht dhe me stil, këto modele fustanesh do ta çojnë garderobën e verës në një tjetër nivel!

‘Tak-tak-tak’, vera erdhi! Mos u mundoni ta shtyni dhe më gjatë përgatitjen për gjithcka ju duhet në stinën më të nxehtë të vitit. Pranvera duket sikur po luan me ne, me temperatura që kërkojnë kryesisht veshje sa më të lehta.

Me siguri, shumica prej jush e kanë një ide të qartë se ku do t’i kalojnë pushimet. Imagjinoni veten në një resort apo gjatë një mbrëmje buzë detit, teksa shoqëroheni nga partneri apo shoqëria përkrah. A nuk po përfytyroni një fustan të thjesht, të lirshëm, plot stil, që mund ta kombinoni si me taka, ashtu dhe me të sheshta? Eh, e kush nuk do ta dëshironte një komfort të tillë…

Nëse tashmë i jeni drejtuar blerjeve të reja, duhet të keni parasysh sugjerimet e mëposhtme. Modelet e reja të fustaneve janë ajo çka i mungon garderobës tuaj, e tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse t’i bëni tuajat!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF