Aktori i famshëm shqiptar: Ambasador i organizatës botërore në ndihmë të fëmijëve të sëmurë 0 186

Nik Xhelilaj, nxjerr në pah një tjetër anë të tijën, atë sensitive. Të gjithë ne e njohim për famën që ai po krijon jashtë kufijve të Shqipërisë, duke u kthyer kështu në një prej aktorëve më të spikatur në Europë.

Pak kohë më parë, ai u shfaq me një look të ri, duke i surprizuar fansat me ndryshimet e dukshme. Tashmë ai na sjell diçka tjetër për t’u përfolur dhe për të marrë vëmendjen tonë. Aktori hodhi një tjetër hap në karrierën e tij. Postimet e tij në rrjetin e Instagram-it na bëjnë të ditur se është zyrtarisht ambasadori i organizatës së njohur World Vision, duke përfaqësuar Shqipërinë dhe Kosovën.

“Kur pashë atë videon, u preka, u emocionova, më erdhi inat që jemi kaq të pa informuar. Më shumë më erdhi inat se pse ne jemi kaq larg këtij fakti, 70 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara. 70 mijë fëmijë janë gati një qytet sot në Shqipëri”, rrëfen Nik Xhelilaj.

Nëpërmjet postimeve të tij në rrjetet sociale, ai na bën të gjithëve thirrje për t’ju ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve, t’i duam ata dhe nëse mundemi t’ju japim atyre ëndrrën.

Një xhest për t’u admiruar, duke e bërë akoma më të pëlqyeshem aktorin Nik Xhelilaj në sytë tanë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *