Aktorja e famshme zgjidhet gruaja më e admiruar e globit! 0 184

Në këtë klasifikim Angelina Jolie ka lënë pas emra si ish-Zonja e Parë e SHBA Michelle Obama, Oprah Winfrey etj. Që në vitin 2015 aktorja e ruan me rigorozitet vendin e parë si gruaja e preferuar e globit.

Kompania e mirënjohur angleze “Yougov”, realizoi një sondazh pak ditë më parë, duke e renditur aktoren e famshmë në vendin e parë, i cili e shpall 43 vjeçaren si femrën më të admiruar në të gjithë globin.

Këto sondazhe të kësaj natyre, realizohen çdo vit nga kjo kompani, ku burrat dhe gratë që vijnë nga fusha të ndryshme të televizionit, si aktrimi, biznesi, politika, etj, bëhën pjesë e kësaj gare e cila përfshin shumë vende të botës. Sondazhi i fundit është realizuar në 35 shtete, në të cilin morën pjesë 37 mijë njerëz, rezultatet e të cilëve shpallën fituese aktoren e famshme, Angelina Jolie.

Ndërsa, listën e meshkujve më të admiruar në të gjithë globin, e kryesoi themeluesi i “Microsoft”, biznesmeni shumë i famshëm, Bill Gates.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *