KreuCelebrity

Aspak rastësore! Pas veshjes bardhë e zi të Inva Mulës, kishte një kuptim të fshehtë

Me një stil shumë klasik, elegant, si një franceze e lindur, Inva Mulën në rolin e moderatores në talent show-in “Virtuozët” e kemi parë të veshur vetëm me dy ngjyra: të zezën dhe të bardhën.

Nuk na dukej një zgjedhje rastësore, përkundrazi e kuptuam që ishte shumë mirë e menduar, por nuk e dinim cila ishte arsyeja….

Notat e muzikës në pentagram, tastiera e pianos, ju thonë gjë këto? Ishte më e thjesht nga sa mund ta kishim imagjinuar. Dashurinë për muzikën, Inva e përcolli edhe nëpërmjet veshjes së saj në çdo puntatë të “Virtuozët” vetëm bardhë e zi, e ndërsa në finalen e madhe bëri një përjashtim, duke u veshur me të kuqe.

Edhe kjo ngjyrë është simbol i dashurisë, kështu që padyshim as kjo nuk ishte një zgjedhje rastësore…dashuria jo vetëm për muzikën, por për artin në tërësi, për konkurrentët, jurinë, publikun…për të gjithë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF