KreuCelebrity

‘Çfarë nuk të pëlqeu tek gruaja e parë që e ndave’, ja si iu përgjigj Pirro Çako fëmijëve

Kantautori i njohur Pirro Çako ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Në Kurthin e Piter Pan’.

Të gjithë fëmijët kishin përgatitur nga një pyetje për Pirron, mirëpo mesa duket ato kishin vetëm të bënin me marrëdhënien e tij me sopranon Inva Mula. Ndonëse ky raport ka marrë fund shumë vite më parë, më tepër se fëmijët, prindërit e tyre ose produksioni, i kishin përgatitur të bënin pyetje të tilla për të mësuar më tepër ose për të prodhuar ndonjë lajm, mirëpo Pirro nuk ka në kurth.

Një prej fëmijëve e pyeti: “Çfarë nuk të pëlqu te gruaja jote e parë që e ndave”? Ndonëse ishte një pyetje shumë e drejtëpërdrejtë, Pirro, zgjodhi që t’i jepte një përgjigje diplomatike.

“Nëse do të kishe 20 vite më shumë do të të thoja një përgjigje, por tani ti nuk e kupton dot tani. Këto nuk janë pyetje nga Piter Pani, por nga xhaxhi Piter Pan”, u shpreh Pirro. Ndërkohë, menjëherë pas kësaj pyetje, një tjetër fëmijë e pyeti nëse ka në plan të martohet sërish.

“Me zemër po, me mendje jam shumë larg”, tregoi Pirro.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF