KreuCelebrity

Dua lipa rrëfehet: “Nuk më pëlqente emri im!”

Personazhi i mirënjohur, me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, tregoi në një intervistë për “The Guardian” se nuk e ka pëlqyer shumë emrin e saj kur ishte në moshë të vogël.

Kishte menduar të ndërronte emrin e saj, por tashmë është krenare me emrin që i kishte vendosur gjyshja e saj.

 “Tani jam krenare. Por kur isha duke u rritur doja të quhesha Hannah, Sarah, Ella… diçka normale. Sepse me Dua duhet t’u shpjegosh të gjithëve se jam nga Kosova”, thotë ajo për “The Guardian”.

Dua, shumë e suksesshme tashmë, pas fitimit të disa çmimeve ndërkombëtare, thotë se muzika duhet t’i argëtojë njerëzit.

Në intervistën e saj ajo ka folur dhe për periudhën e luftës në Kosovë dhe për sfidat që i është dashur të përjetojë dhe kalojë në të shkuarën e saj. Dua ka lënë gjithashtu një mesazh për politikanët që refuzojnë refugjatët, duke u shprehur se “asnjë refugjat nuk largohet nga vend ii tij pa e pasur të domosdoshme”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF