E akuzojnë se ka bërë shumë ndërhyrje plastike, Tolgahan i del në mbrojtje Almeda Abazit 0 688

Është bërë mëse e zakonshme që imazhi i një personazhi publik të kalojë në filtrat e publikut dhe në ditët e sotme është shumë normale që të bëhet krahasimi se si kanë qenë më parë dhe se si kanë ndryshuar si pasojë e ndërhyrjeve kirurgjikale.

Në listën e gjatë të personazhe në Turqi që kanë ndryshuar me kohën nëpërmjet bisturisë, ishte edhe modelja shqiptare Almeda Abazi. Sipas tyre, Almeda ka bërë disa operacione për përmirësimin e imazhit të saj, mirëpo lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayışman.

I pyetur së fundit nga mediat turke, ai ka konfirmua se përveç ndërhyrjes në hundë, Almeda nuk ka bërë asgjë tjetër. “Ka bërë dy ndërhyrje në hundë, por nuk ka pasur asnjë ndërhyrje tjetër. Por habitem me faktin se si mund të bëhen çështJe dite fotot e moshës 15-vjeçare”, u shpreh ai.

Almeda Abazi ndodhet aktualisht në Shqipëri për të prezantuar garën e kërcimit “Dancing With The Stars”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *