KreuCelebrity

Më në fund, Justin Bieber ka bërë një veprim që duhet ta vlerësojmë!

Më në fund, Justin Bieber ka bërë një gjest për të cilin duhet ta vlerësojmë!

Teksa ishte me disa miqtë e tij në festivalin e Coachella gjatë fundjavës, këngëtari ka “shpëtuar” një vajzë nga goditjet e të dashurit të saj. Ky i fundit nën ndikimin e alkoolit dhe drogës, e kishte kapur atë nga fyti dhe po e kërcënonte. Në ato momente, Justin nuk ka qëndruar duarkryq, por ka ndërhyrë duke e goditur me grusht djalin dhe shpëtuar vajzën.

Megjithatë ky incident nuk u mbyll këtu.

Sipas TMZ, djaloshi ndoqi një makinë SUV duke menduar që në të ndodhej këngëtari dhe e ka goditur pasi thirri me të madhe “Justin”. Mësohet se ai ka rënë në prangat e policisë, e ndërsa Justin ka vijuar të shijojë  koncertin në shoqërinë e miqve të tij si një “hero”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF