KreuCelebrity

Një muaj para dasmës, Meghan Markle shumë larg të qenurit një nuse mbretërore!

Nëse ndonjëherë e keni pyetur veten, a bëjnë palestër anëtarët e familjes mbretërore, apo sekreti i trupit të tyre qëndron vetëm tek ushqyerja, Meghan Markle sapo na ktheu një përgjigje: Po.

Vetëm një muaj para dasmës mbretërore, Meghan është fotografuar teksa po dilte nga palestra. Aktorja ishte përpjekur që të fshihej mirë, por pa rezultat. Syzet e zeza, xhiboksi i zi i gjerë dhe flokët e kapura çrregullt topuza, imazhi i një vajze krejtësisht normale, nuk e ndihmoi atë që t’u shpëtonte vëmendjes së mediave.

Mos na pyesni se çfarë lloj stërvitje bën Meghan, pasi e kemi të vështirë t’ua nëse bën ushtrime rutinë, si të gjithë në një palestër, apo ushtrohet nga një trajner personal…megjithëse me shumë gjasa do jetë kjo e dyta. Megjithatë, dimë t’ju themi se nusja e ardshme mbretërore bën shumë yoga, për shkak se nëna e saj Doria Radlan instruktore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF