KreuArt

Princ dhe princeshë për një ditë! Për herë të parë në Tiranë vjen ‘Balloja Vjeneze’

Një mundësi për t’u ndjerë si një princeshë ose princ për një ditë! Në të gjithë filmat ku trajtohet një histori dashurie mbretërore, momenti kyç është padyshim balloja; fustane dhe kostume magjepsëse, koreografi të mrekullueshme, muzikë klasike e cila nuk vdes kurrë! Një gjë e tillë do të ndodhë për herë të parë edhe në Tiranë.

Me rastin e Vitit Kulturor Shqiptaro-Austriak 2018, Ambasada e Austrisë në Tiranë dhe Advantage Austria, nën kujdesin e Bashkisë së qytetit të Vjenës dhe Bashkisë Tiranë, sjellin për herë të parë në Tiranë, “Ballon Vjeneze”. Eventi do të organizohet në 21 Prill 2018, në Pallatin e Kongreseve, duke sjellë eksperiencën mahnitëse të Valsit Vjenez, muzikën e mrekullueshme dhe performacat artistike nga personalitete të kulturës Austriake dhe Shqiptare.

Sot më shumë se 400 ballo organizohen çdo vit në Vjenë me një numër vizitorësh më të madh se 500.000 personazh. Balloja Vjeneze është shndërruar në një eksport të suksesshëm kulturor dhe organizohet më shumë se 30 herë në vit në metropolet më të rëndësishme botërore: Athinë, Berlin, Bruksel, Londër, Madrid, Moskë, Nju Jork, Paris, Pekin, Pragë, Romë, Tokjo, Zyrih dhe së fundmi edhe në Tiranë.

Balloja do të sjellë në Tiranë, Mr. Uwe Theimer, drejtor i korit në Operën Shtetërore të Vjenës, e ndërsa ndërsa do të performojnë edhe Mexosopranoja e Teatrit të Operas dhe Baletit Vikena Kamenica dhe tenori i njohur Armaldo Kllogjeri, por nuk do të mungojnë as tingujt e familjes Qerimi.

Si të bëheni pjesë?
Të gjithë mund të bëheni pjesë e kësaj mbrëmjeje magjike!

Kategoria e parë
100 Euro /personi (1 tavolinë-10 persona)

Kategoria e dytë
60 Euro /personi

Kategoria e tretë

30 Euro /personi ( numër i limituar, vetëm për studentët) Në çmimin e biletave është përfshirë edhe leksione kërcimi nga Enada & Gerd Vaso.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF