Reperët e famshëm ndryshojnë emrin, ja se si quhen tani 0 367

Pjesë e tregut muzikor prej shumë vitesh tashmë, me këngë që janë pëlqyer shumë në tregun shqiptar dhe jo vetëm, ne i kemi njohur gjithmonë nën emrat Blunt dhe Real 1.

Dyshja ka vendosur tashmë të ndryshojë emrin, lajm ky publikuar nga Real 1 me anë të një vieoje në Instastory. Reperi përshëndet fansat dhe më pas bën të ditur se emri i tyre i ri do të jetë “Shaolin gang”.

“Kemi vendosur të ndryshojmë emrin.” – thotë Real 1. “Blunt dhe Real s’ka më! Shaolin gang.”

Më pas ai bën të ditur se sot është dita që do të publikohet dhe klipi i tyre më i ri, polemikat për të cilin kanë qënë të shumta,  për shkak të pamjeve gjatë xhirimeve, ku Real shfaqej me thikë dhe pirun afër zonës intime të një vajze.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *