‘Arratisja’ romantike e çiftit shqiptar, këngëtari me të dashurën në krahë rrugëve të kryeqytetit 0 977

Janë prej vitesh në një lidhje dashurie, e nuk janë të pakta pikat ku bashkohen. Nga dashuria për rock-un, e deri tek stili rebel, Bojken Lako dhe Semi Jaupaj janë ndër çiftet më interesante të rrethit artistik shqiptar. Jo tejet të rezervuar, por as shumë publik, herë pas here shohim ndonjë foto të këngëtarëve së bashku.

Duke u përpjekur gjithmonë të sjellin diçka ndryshe, këtë herë Bojkeni ka publikuar dy imazhe, që vështirë të mos i pikasësh me të parën. Me Semin në krahë, në rrugët e Tiranës së vonët, duket se çifti ka vendosur të ndajë me ndjekësit një çast romantik si ky. Lako poston më së shumti foto eventesh apo të të tjerë artistëve, edhe pse kur bëhet fjalë për Semin, ai zgjedh momentet më të veçanta.

Çifti kanë një diferencë në moshë prej 18 vitesh, gjë që i veçon edhe më shumë nga personazhet e tjerë. Romanca mes tyre po shkon më së miri, e vështirë të themi se mund të dëgjojmë të kundërtën prej të dyve. Shumë romantik Bojkeni, apo jo?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *