KreuBusull

Dita e parë e punës? Kjo është e vetmja gjë që nuk duhet të bëni…në asnjë rrethanë!

Punë e re, dita e parë në një ambient të panjohur – le të themi se pothuajse të gjithë jemi gjendur në një situatë të tillë. Pas kalimit të disa fazave, siç janë intervista dhe pranimi në punë, mbetet vetëm diçka për t’u bërë: përshtatja me vendin dhe gjithçka përreth. Dhe na duhet ta pranojmë që dita e parë nuk është dhe fort e lehtë.

Në ambientin e ri, janë të shumtë kolegët që punojnë prej pak ose shumë kohësh. Kështu, hapi i parë është prezantimi i vetes tek ata. Nga shkollimi, e deri tek eksperiencat e mëparshme, përshtypja e fillimit është një hap më tej drejt suksesit ose e kundërta. Dhe këtë e thotë kushdo…Ekspertët kanë dalë në përfundimin se ka diçka në veçanti që nuk duhet ta bëjmë në ditën e parë të punës.

Të folurit pa pushim për veten është një minus i madh për ju, sipas studimeve të fundit. Rrëfimet e panumërta mbi atë çka keni kaluar apo ambiciet e së ardhmes, nuk shkakton gjë tjetër veçse nervozitet tek ata që nuk ju njohin ende. Në vend të kësaj, shfaqni kuriozitet mbi atë çka ndodh përreth, pasi kështu do të tregoni se jeni natyrë bashkëpunuese dhe i gatshëm për punë në grup. Individualiteti nuk është cilësia më e mirë për të ekspozuar që në përshtypjen e parë.

Kjo, është e vetmja rrugë që do t’ju ndihmojë të fitoni respektin dhe besimin e kolegëve, pa hasur të tjera probleme rrugës. Një këshillë, që sipas ekspertëve nuk duhet ta harroni!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF