Është cilësuar gjithmonë si një nga vajzat më simpatike të fushës politike. Dhjetori i 2014-tës e gjeti Erla Mëhillin në një nga ditët më emocionuese që mund të kalojë një femër: zëdhënësja e PD-së solli në jetë fëmijën e parë. Nuk u desh shumë që vogëlushi Akid të rrëmbente vëmendjen e ndjekësve të Erlës në rrjetet sociale, menjëherë pasi kjo e fundit publikoi një foto të anëtarit më të ri të familjes.
Por, duket se Akidi nuk do të qendronte dhe për shumë gjatë i vetëm. Ekskluzivisht, bordo.al sjell një tjetër lajm të gëzueshëm, duke zbuluar se Mëhilli është përsëri në pritje të ëmbël. E nëse mendoni se shtëpinë do ta zbukurojë ardhja e një vajze, ne ju rrëfejmë se Erla tashmë do të jetë për shumë gjatë nën shoqërinë e tre djemve! Keltisi, Akidi dhe vogëlushi që po vjen do të jenë gëzimi i përditshëm i Mëhillit.
Zëdhënësja simpatike e PD-së është bashkëshortja e Keltis Krujës, ish-prefektit të Tiranës dhe njëkohësisht deputetit të Partisë Demokratike. Çifti e pranoi lidhjen në 2012-tën, edhe pse prej kohësh përflitej për një romancë mes tyre. Nuk ishte e largët koha kur Mëhilli dhe Kruja vendosën ta zgjeronin edhe më tej familjen, duke dhuruar kështu një tablo të plotë të jetës së tyre së bashku. Urime për Erlën!