KreuCelebrity

Elhaida Dani korr një tjetër sukses, pas pushtimit të zemrave të Italisë, tani e ka radhën Rusia!

Kohët e fundit këngëtarja Elhaida Dani ka qënë vazhdimisht në lëvizje.

Nga njëri cep i botës në tjetrin, ajo ka performuar në disa nga sallat më të mëdha me famë botërore.

Aktiviteti i saj i fundit, siç ju e dini me siguri, ishte në Moskë. Elhaida po qëndron që kryeqendrën ruse për një koncert. Pas spektaklit si aktore e shfaqes ‘Katedralja e Parisit’, në rolin e Esmeraldës, kryeministri rus Dimitri Medvedev i ka dhuruar një buqetë me lule.

Ka qënë pikërisht ambasada ruse në Tiranë ajo që e bëri lajmin publik, me shumë krenari madje, nën dixhiturën “Kultura bashkon”.

Ky zhvillim vjen në mesin e një situate të tensionuar diplomatike pas dëbimit të dy diplomatëve rus nga Shqipëria, shembull ky i ndjekur nga shtetet anëtare të NATO-s, ku bën pjesë në vazhdën e ndëshkimit për ndikimin rus pas sulmit me agjent kimik në Britaninë e Madhe.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF