Genti Lako akuzon Elsa Lilën për vjedhje! Çfarë ka ndodhur mes dy artistëve?! 0 902

Ndërsa krijuesit janë në gjyq me televizionet në vend për të drejtat e autorit, një vjedhje duket se ka ndodhur brenda llojit këtë herë! Kompozitori Gent Lako ka akuzuar për vjedhje artisten Elsa Lila. Bëhet fjalë për këngën “Buzët më ishin tharë” kënduar në versionin origjinal nga Eranda Libohova.

Kjo këngë është risjellë nga Elsa Lila dhe Piero Fabrizi në një version më modern, mirëpo siç bën me dije Genti Lako, ai nuk e ka autorizuar për ta kënduar. “Miqtë e mi, mbas zonja dhe zotërinj që më vodhën në Serbi pa të drejta, ma vodhën dhe këtë këngë. Nuk i kam dhënë leje ta këndojë. Turp që e merr pa leje. As me vdek s’po na lejnë rehat”, ka shkruar në postimin e tij në rrjetet sociale Gent Lako.

Kjo nuk është hera e parë, që kemi dëgjuar për vjedhje të të drejtave të autorit, qoftë në muzikë, në letërsi, apo në fusha të tjera të artit. Për aq kohë sa një fenomen i tillë do të mbetet i pandëshkuar, duket se do të vijojë të ekzistojë për një kohë shumë të gjatë. Ajo që e bën në shqetësuese këtë problem, është fakti që vetë artistët, të cilët supozohet duhet të mbështesin njëri-tjetrin në rrethana të tilla, janë vetë ato që i shkelin këto rregulla,  në rastin konkret Elsa Lila.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *