Këngëtarja shqiptare ka një pyetje për ju: Duhet të bëj hundën operacion apo të fryj buzën? 0 228

Tashmë është bërë e zakonshme që personazhet VIP të bëjnë ndërhyrje plastike për të përmirësuar pamjen e jashtme.



Televizioni kërkon perfeksionin, por edhe nëse ekziston, audienca do të gjejë një defekt. Nisur nga kjo, figurat e ekranit, kyesisht artistët zgjedhin që të perfeksionojnë pamjen e tyre të jashtme nëpërmjet bisturisë. Disa e pranojnë, e ndërsa të tjerë përpiqen ta fshehin, ndonëse në 99.9999% të rasteve publiku ka qenë shumë vigjilentë dhe e ka kuptuar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku fokuson profilin e saj, këngëtarja Yllka Kuqi ka çuditur të gjithë ndjekësit e saj, me pyetje nëse duhet të fryjë buzët apo duhet të bëjë operacion hundën.

“A ka nevojë të prejë hundën apo të bëj buzën”, shkruan ajo. Në këtë postim kanë ardhur dhjetëra komente ku i zugjerojnë të mos bëjë asnjërën, pasi duket shumë e bukur.

Nuk e dimë nëse Yllka do jua dëgjojë këshillën ndjekësve të saj apo jo…na lejo të të themi Yllka se dhe ne ndajmë të njëjtin mendim me to.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *