Nuk i pëlqeu komenti i Marinës, Luana i përgjigjet ashpër: Mëso diçka sa komenton budalliqe 0 515

Luana Vjollca është shkëptuar për pak kohë nga ekrani, por megjithatë nëpërmjet postimeve të ndryshe na ka lënë të nënkuptuar që po punon fort për të sjellë një projekt të ri; nëse është projekt muzikor apo bëhet fjalë për ndonjë program të ri që do të sjellë ekranin e Top Channel, këtë ka zgjedhur që të na e lërë surprizë.

Në këtë kohë “pushimi” të shkurtër, postimet në Instagram nga Luana kurrsesi nuk kanë munguar, por kësaj radhe, ndryshe nga herët e tjera, nuk janë foto që vënë në dukje format e saj trupore, që duhet thënë janë perfekte, por ka postuar disa momente nga udhëtimi i saj, jo shumë larg, në Kosovë.

“Sot vizitova një ndër trashëgimitë kulturore të Kosoves, Ulpiana ishte kaq e bukur”, ka shkruar ajo. Megjithatëm si në të shumtën e rasteve, edhe në këtë postim vëmendje ka marrë një koment, jo më nga Ermali, por nga motra e saj Marina. Biseda ka vazhduar me disa komente njëra pas tjetrën, ku zbuluam edhe një sekret të vogël. Edhe Marina si shumica e vajzave, bën screenshoot bisedave, pse jo për t’i përdorur më pas si armë mbrojtëse.

Marina: Shko dhe tek tre sheshirat ose 4 tullat, zgjidhe vetë

Luana: Në instastory po ta publikojë historinë e këtij vendi, mëso dicka sa komenton budalliqe (shume i rëndë ky koment)

Marina: Zmadhoje pak shkrimin se nuk i lexoj dot shkrimin

Luana: Bëji screenshoot si i bën gjërat e tjera

Është pak e ështirë për të deshifruar bisedën mes motrave. Motrat kanë kode komunikimi që jo të gjithë i kuptojmë, megjithatë një sekret të vogël e zbuluam.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *