KreuCelebrity

Pas thashethemeve për largimin drejt Klan, reagon për herë të parë Turi!

Lëvizjet nga një televizion, në tjetrin tashmë janë bërë të zakonshme. Nisja e sezonit që lamë pas solli shumë lajme të bujshme pikërisht për këtë fakt, dhe personazhet që ndërruan ‘krah’ në ekrane konkurrente ishin jo të pakët. Edhe pse ende pa përfunduar sezoni aktual, u përfol se Turjan Hyska do të kalojë tek Klan…

Shkak, ndër të tjera, u bënë disa foto të Turit në të njejtën tryezë me Aleksandër Frangaj, edhe pse moderatori i mohoi paraprakisht këto thashetheme. Por, si qendron e vërteta? Turi ka postuar sot një foto në Instastory, ku shihet në ambientet e Vizion Plus. Ky është reagimi i tij i parë pas publikimit të imazheve. Prej disa vitesh, Hyska drejton ‘Oktapod’ tek Vizioni, ashtu sikurse është i angazhuar me formatin ‘2XL’.

Pavarësisht kësaj, nuk është çudi që sezoni i ardhshëm të na gjejë me lajmin që Turi do të nisë një tjetër emision në Klan. Mbetet për t’u parë…

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF