Rikthim pas në kohë me një spektakël dhe dy personazhe…Krasta më nostalgjik se kurrë! 0 508

Energjik dhe gjithnjë aktiv, vështirë ta ndajmë Krastën nga ekrani. Sapo dëgjojmë emrin e tij, kujtojmë televizionin dhe çdo spektakël të mundshëm të të tjera përmasave. Duke vendosur një tjetër standart në çdo dalje publike, Krasta mbetet, ndër të tjera, një nostalgji për njërin brez, e inspirim për një pjesë të brezit tjetër.

Hera e fundit që e pamë në ekran ishte Festivali i RTSH-së, projekt që siç mund të kuptohet, Adi e ndërmori me shumë përkushtim dhe dashuri. Në pritje për të tjera projekte, Krasta ka sjellë shumë kujtime me postimin e fundit. Një foto e pas viteve ’90, në skenën e një prej spektakleve më të dashura për audiencën shqiptare të asaj kohe. Adi i ulur dhe në krah një nga ish-miss-et më të njohura shqiptare. “12 vallezime…me Valbona Çobën”, ka shkruar Adi, duke shfaqur kështu nostalgji për formatin që mbante lidhur publikun pas ekranit.

Kjo nuk është hera e parë që Krasta rikthehet pas në kohë, pasi në llogaritë e tij në rrjetet sociale janë parë shpesh fotove të para viteve 2000. Kulmet e karrierës së Adit, vite që ndërtuan hap pas hapi figurën e showman-it që të gjithë njohim sot. Ju kishte munguar një imazh i tillë?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *