KreuBusull

Zyrtare, Shqipëria hap negociatat me Bashkimin Europian

Një vendim historik për Shqipërinë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësinim e vendit në familjen e madhe Europiane. Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka deklaruar se Shqipëria ka bërë progres në 5 prioritetet kyçe të vendosur nga KE, duke theksuar zbatimi i ligjit të vettingut dhe rezultatet e vazhdueshme do të jenë vendimtare për progresin e mëtejshëm të vendit dhe anëtarësimin e tij si një shtet me të drejta të plota në BE.

“Ne vlerësojmë politikën e zgjerimit të BE në një mënyrë të hollësishme, zgjerimi është në interesin tonë, që të kemi një politikë të suksesshme. Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë. Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe cdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat. Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor. Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët. Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin me rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin. Ende nuk ka zgjerim apo angazhimi ynë është i madh. Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecur mirë, sot KE vendos që të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën. Muajt dhe vitet në vijim do të jenë intensive në Ballkan dhe në Europë. Raportet e sotme janë një kontroll për vendet për një vit e gjysmë”, u shpreh Mogherini.

Pas rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave, kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka deklaruar se ky vendim është rezultat i një pune të madhe, dhe  jo një nder apo një gjest bujarie nga BE.

“Shqipëria sapo ka hapur një kapitull të ri të historisë së saj si shtet. Nuk jemi një vend që donim të bëheshim për si Evropa, sot kemi kaluar sprovën historikë në një ngjitje në shkallë të re. Jemi një shtet që mund dhe duhet të ulet në tryezën e evropiane. Jam i emocionuar dhe shumë krenar për këtë arritje. Dolëm nga një tjetër udhëkryq mes të shkruarës dhe të ardhmes. Këto nuk janë dhurata dhe as gjeste bujarie, Evropa nuk bën dhurata, Brukseli sheh dhe njeh vetëm meritën. Është njohja e meritave tonë për të bërë shtet me reforma reale”, u shpreh ai.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF