KreuCelebrity

Amerika në zi! Ndërron jetë ish-Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në zi!

Ish- Zonja e Parë, Barbara Bush ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare. Ditëve të fundit, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar dhe sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, ajo kishte hequr dorë totalisht nga trajtimi mjekësor, për të kaluar këto ditë që i kishin mbetur në paqe.

Lindur në Nju Jork më 1925, Barbara Pierce u martua me George HW Bush më 6 janar 1945. Ata kishin gjashtë fëmijë, përfshirë ish-presidentin George W Bush dhe ish-guvernatorin e Floridës Jeb Bush. Ajo është një nga dy gratë në historinë amerikane që ishte gruaja dhe nëna e presidentëve amerikanë, pas Abigail Adams, gruaja e John Adams dhe nëna e John Quincy Adams.

Zonja Bush, ka qenë në postin e Zonjës së Parë, në periudhën kohore 1989-1993. Edhe në atë kohë ajo diagnostikua me sëmundjen Graves, një çrregullim të tiroideve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF