KreuCelebrity

Bella Hadid na tregoi që nuk është ribashkuar me The Weeknd në mënyrën më të thjesht të mundshme

Të gjihë po flasin për to! “Bella rikthehet me The Weeknd” “Bella fotografohet duke u puthur me The Weeknd” ishin këto titujt që pushtuan të gjithë portalet me shpejtësinë e dritës ditën e djeshme. Është folur aq shumë për ribashkimin e tyre, saqë që për një moment menduam se ishte e vërtetë, por jo dhe për këtë jemi të bindur. Dhe e dini përse? Vetë modelja e njohur na ka konfirmuar se ky lajm nuk është i vërtetë dhe na e tha në mënyrën që më pak e prisnim.

Ajo ka komentuar në lajmin e postuar në Instagram nga E!. “The Weeknd dhe Bella Hadid janë fotografuar duke u puthur në after party-in e  “Coachella””, shkruante media dhe menjëherë poshtë saj erdhi i komenti i Bella Hadid e cila shkruan shkurt dhe qartë: Nuk isha unë.

Trinomi Selena Gomes- The Weeknd- Bella Hadid vijon të prodhojë lajme. Nga njëra anë, Selena është ndarë nga Justin sërish, The Weeknd qau teksa po këndonte këngën dedikuar Selenës, e ndërsa për Bellan nga jeta sentimentale nuk kemi shumë të reja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF