KreuCelebrity

Bes Kallaku gjen sozinë e tij: Nuk kam parë ngjashmëri më të madhe, s’është photoshop

Thonë që çdo kush në këtë botë e ka një sozi, por teksa ne nuk e kemi parë ende, Bes Kallaku ka pasur më shumë fat dhe e ka gjetur personin që është pothuajse identik me të. Për një moment nëse nuk do të kishim lexuar se çfarë shkruante bashkangjitur fotos postuar në rrjetet sociale, do e kishim marrë si të mirëqënë që ishte ai dhe do kishim kaluar tek fotot e tjera, por jo.

 “Nuk kam pa ngjashmëri më të madhe, nuk osht Photoshop”, shkruan ai në foto.

Me të vërtetë një ngjashmëri shumë e madhe, e njëjta buzëqeshje, i njëjti model flokësh, i njëjti shikim…sa ngjashmëri e frikshme. Edhe ai vetë është çuditur kur ka parë këtë foto.

Për Besin, viti që lamë pas ka qenë i mbushur me ngjarje të mëdha në jetën e tij; kurorëzoi në martesë dashurinë e tij disa vjeçare me Xhensila Myrtezajn, u largua nga ‘Portokalli’ për të nisur karrierën i vetëm, së shpejti do të bëhet baba dhe së fundmi ka zbuluar dhe sozinë e tij.

A ka më mirë se kaq?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF