Fustani që veshi Victoria Beckham për 44 vjetorin, e bëri atë të dukej si 14 vjeç! 0 1636

Në familjen Beckham kishte festë. Shtylla e shtëpisë, Victoria Beckham festoi ditëlindjen. Ajo mbushi  44 vjeç dhe e gjithë familja ishte angazhuar që ta bënin Victorian të ndihej si një princeshë e vërtetë. Dikush po përgatiste tortën, djali i madh la New York-un ku ka shkuar për studime për të qenë pranë nënës së tij në një ditë kaq të veçantë, të tjerët ishin marrë me zbukurimin e shtëpisë dhe pjesën e dhuratave.

Festa zgjati deri në mbrëmje vonë. Familja e madhe, e përbërë nga 6 anëtarë u zhvendosën në restorantin luksoz italian “Giorgio Baldi” dhe sigurisht qendra e vëmendjes ishte pikërisht, ajo, vajza e ditëlindjes. 44 vjeçarja kishte veshur një fustan rozë, të gjatë, shumë pranveror nga koleksioni i saj dhe sigurisht ishte e vështirë për të besuar që Victoria po mbushte 44 vjeç.

Doni dhe ju ta bëni tuajën? Është pjesë e koleksionit të Victoria Beckham dhe kushton plot 1450 paund…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *