KreuFashion

Këtë fundjavë drejt Durrësit! Ka hapur dyert Fly Resto Lounge!

Vera është në prag! Sinjali i saj u dha fundjavës që shkoi, ku më ‘të paduruarit’ na servirën fotot e para nga deti!

Për të gjithë kryqytetasit Durrësi mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara, kjo për afersinë, komoditetin e kthimit në mbrëmje në shtëpi, shfrytëzimin qoftë edhe një dite të vetme plazh, por edhe degustimin e restoranteve të mirë dhe plot shije!

I tillë, madje tepër i veçantë, me ambicien për të qenë vendi më IN i sezonit është Fly Resto Lounge në shëtitoren Vollga në Durrës!
Ky ambient nuk është i panjohur për durrsakët, kryeqytetasit dhe gjithë turistët që mbërrijnë në qytet! Prej vitesh ai ka tërhequr dhe krijuar klientët e tij besnikë, ndërsa ky prag sezon e gjen plotësisht të rinovuar, dhe më të bukur se kurrë!

I vendosur në katin e 15-të të kullës përballë Torra-s, prej andej sheh një pamje mahnitëse, plot 360 gradë, që fillon me gjirin e Golemit, portin me anijet që hyjnë e dalin, amfiteatrin, shëtitoren duke e shijuar gjatë gjithë ditës, ku dreka, pasditja me perëndimin e diellit dhe mbrëmja me çati yjet e bëjnë thjesht të mrekullueshme!!!

Ajo që mbetet pika më e fortë e Fly Resto Lounge është kuzhina mesdhetare dhe franceze, akulloret, ëmbelsirat unike, të përgatitura në çast nga kuzhunieri janë një tundim për të shkuar përsëri e përsëri!

Shtoji këtij ambienti me një interior tejet modern, edhe muzikën e mrekullueshme ‘live’ dhe DJ, mesiguri keni kënaqur shijet tuaja, të familjarëve a miqve me të cilët do të ndani kohën tuaja!

Nëse dhe ti po bën axhendën e së shtunës mbrëma, apo drekës së të dielës nuk kemi dyshime që ajo tashmë mban emrin Fly Resto Lounge!

te ngjashme

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF