Prestigjozja britanike me vlerësimet maksimale: “Shqipëria, surpriza e natës!” 0 1330

Mjafton të përmendësh ‘Eurovizion’ dhe kaq mjafton që të jemi sy e veshë për të dëgjuar të rejat më të fundit. Le të themi se kënga përfaqësuese e vendit për këtë vit ka korrur aq sukses paraprakisht, sa të mos na lërë aspak indiferentë. Mes disa pengesash, që tashmë kanë kaluar me sukses, Eugent Bushpepa ia doli të promovonte me sukses këngën ‘Mall’ në disa nga vendet më të rëndësishme europiane.

Thamë që sondazhi i hapur në faqen zyrtare të Eurovizion na rendiste të katërtin vend për pretendentin për çmimin e madh. Një lajm që na entuziazmoi jo pak, edhe pse gjithçka pritet të shihet në maj. Nga ana tjetër, prestigjozja britanike ‘Metro’ i ka kushtuar një artikull të tërë performancave të deri më tanishme, duke shprehur kështu fjalët më të mira për Shqipërinë. “Surpriza e natës ishte Shqipëria”, ka theksuar ndër të tjera ‘Metro’, për të shtuar më tej se ‘Mall’ është ndër këngët e para që duhet të përzgjidhet. Shkrimi është bazuar kryesisht edhe në interesin dhe entuziazmin që shfaqi publiku i Amsterdamit pak ditë më parë, kur Eugent Bushpepa u ngjit në skenë për të promovuar ‘Mall’.

Deri më tani, duket se na ka ndjekur vetëm fat i mbarë. Shpresojmë që me po të njejtat hapa të vijojmë edhe më 8 maj në Lisbonë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *