KreuCelebrity

Eli Fara nxjerr një foto të rrallë nga arkivi personal…

Cilësohet si një nga femrat e ekranit që ka sfiduar vitet, ndërsa pamja e saj mbetet pothuajse e njejtë edhe me kalimin e kohës. Eli Fara fokusohet tek e reja, duke mos dhuruar kështu shumë çaste nga periudha e së kaluarës, të paktën për ndjekësit në rrjetet sociale. Por, kjo pasdite e ka gjetur ndryshe, duke postuar një foto të rrallë…

A post shared by Eli Fara (@elifaramari)

Të gjithë e dimë se Marina, vajza e saj e vetme është edhe pika e dobët e këngëtares. Në imazhin e publikuar në Instagram, Marina shihet në moshë fare të vogël, ndërsa Eli i ka dhuruar një puthje. “Marushka ime e vogël. Jeta ime”, ka shkruar Fara, ndërsa si rrallë herë është kthyer shumë pas në kohë. Eli dhe Marina kanë një marrëdhënie tejet të ngushtë me njëra-tjetrën, që siç dhe mund të kuptohet, vjen që nga fëmijëria e së bijës së këngëtares.

A post shared by Eli Fara (@elifaramari)

Tashmë, vetë Marina kujdeset të postojë herë pas here foto krah së ëmës, ndërsa e thërret gjithmonë me emra përkëdhelës, madje nuk ka frikë dhe t’i thotë: “Motra ime”. Eh, kështu ndodh kur koha kalon ngadalë…!

https://www.instagram.com/p/BgDhxldjfxd/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF