KreuCelebrity

Motrat VIP, kush janë të preferuarat tuaja? Votoni nga Libohovat, tek Bregu e Istrefi

Revista BORDO/B.K

Grupi bën fuqinë!

A nuk po na e dëshmon çdo ditë e më shumë familja e madhe Kardashian, të cilat kanë pushtuar vëmendjen e gjithë botës! Duket si një formulë suksesi që po vihet në zbatim, jo pak edhe në Shqipëri dhe po jep të njëjta rezultate. Më poshtë do t’ju sjellim një listë të motrave të famshme në Shqipëri; kush ka tërhequr kë, rrugëtimin e tyre në botën e televizionit dhe si po e “përdorin” famën e dyfishtë.

Motrat Libohova: Ndoshta shpesh herë, kur qëndroni shumë bashkë me shoqen apo edhe me motrën, mund të keni dëgjuar t’ju thonë: si motrat Libohova. Ato janë shembulli i një marrëdhënieje perfekte mes dy motrave, të pandashme kudo në jetë, por edhe në karrierë.

Related image

Motrat Bregu: Krejtësisht të ndryshme në drejtim, por gëzojnë të njëtën popullaritet. Ka qenë Majlinda Bregu ajo që u bë pjesë e para e botës së televizionit, si spikere lajmesh në TVSH, për t’u zhvendosur në një botë krejtësisht ndryshe, në botën e politikës. Rrugën e lënë përgjysmë nga e motra, e vazhdoi Ornela, por duke mos e lënë me aq.

Image result for motrat bregu

Motrat Vjollca: Rrugëtimi i tyre në botën e televizionit ka nisur që në moshë shumë të vogël. E njohur për natyrën e saj më guximtare, ishte Luana ajo që u bë pjesë e para si velinë në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’ dhe më pas Marina. Me kalimin e kohës ato u shndërruan në figurat kryesore të Top Channel dhe shpesh TOP-i identifikohej me to, ashtu sikurse edhe ato me TOP-in.

Image result for motrat vjollca

Motrat Istrefi: Fama që kishte arritur Nora Istrefi shërbeu si një trampolinë që e hodhi shumë lart Erën. Të gjithë e njihnin atë në fillim si motra e Norës, e ndërsa tashmë gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë. Nora Istrefi ka preferuar famën brenda vendit, e ndërsa Era synon të njihet ndërkombëtarisht. Motra, por shumë pak të ngjashme, qoftë në pamjen e jashtme, ashtu edhe në stilin e të veshurit apo edhe atë muzikor.

Image result for motrat istrefi

Motrat Ismajli: Guximtarja, vajza që theu tabutë, Adelina Ismajli e ka nisur karrierën e saj muzikore që në moshë të vogël. Ajo zgjodhi që të mos ndiqte turmën, por të bënte diferencën nga koleget e sj duke ia dalë plotësisht mbanë. Në rrugën tashmë të shtruar me tapetin e kuq nga motra e saj Adelina, vijoi të ecë edhe Zanfina. Megjithatë me kalimin e kohës, ato u ndanë duke marrë drejtime të ndryshme.

Image result for motrat ismajli

Motrat Koçi: Si gjithmonë edhe në këtë rast, është motra e madhe ajo që ka tërhequr nga pas motrën e vogël në rrugën drejt famës. Famën e fituar nga motra e saj e madhe, Eni Koçi e shfrytëzoi mjaft mirë duke gëzuar më pas edhe ajo po të njëjtin popullaritet sa dhe Greta. Dy bukuroshet kanë bërë disa bashkëpunime së bashku, e ndërsa së fundmi janë bashkë edhe në biznes.

Image result for motrat koci

Motrat Dreshaj: Ndonëse Jehona Dreshaj nuk ka një profesion që i jep asaj famë, fakti i të qenurit motra e një prej modeleve bukuroshe, e cila gëzon po të njëjtat karakteritika si Afërdita sa i përket pamjes së jashtme, e shndërroi atë në një personazh të njohur në showbiz-in shqiptar.

Image result for motrat dreshaj

 

Motrat Ora: Nuk mendojmë se është e nevojshme që t’ju themi se ishte fama e Rita Orës, ajo që e bëri motrën e saj Elenën një personazh kaq shumë publik. Por ndërkohë duhet të theksojmë se Elena është gjithashtu menaxherja e Rita Orës.

Image result for motrat ora

Motrat Spiro: Ashtu sikurse edhe motrat Vjollca, emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ ishte një pikënisje për karrierën e tyre në ekran. Mirëpo me kalimin e kohës, Petrula, motra e vogël zgjodhi të distancohej paksa nga TV, e ndërsa Viola zgjodhi ta vazhdojë atë, tashmë jo më si velinë, por si moderatore sportive.

Image result for motrat spiro

Motrat Hoxha: Nuk janë as këngëtare, as moderatore, as modele, por pavarësisht kësaj, Lori dhe Sara Hoxha janë shndërruar në personazhe shumë të komentuara në media, rrjedhimisht edhe të famshme. Të qenurit trashëgimtare të një prej televizioneve më të famshme në vend, shpenzimet e luksit për udhëtime, makina, veshje dhe më pas lidhjet e tyre të dashurisë i vendosën ato në qendër të vëmendjes së publikut.

Related image

Motrat Vokshi: Ashtu si edhe motrat Bregu, Albana dhe Vjollca Vokshi kishin drejtime krejtësisht të ndryshme, njëra pjesë e medias dhe tjetra e politikës, të dyja të lidhura ngushtë me njëra tjetrën, ashtu siç edhe lidhja me dy motrave është në të vërtetë.

Për më tepër ju ftojmë të votoni në sondazhin e mëposhtëm…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF