KreuCelebrity

Pas përfundimit të ‘Voice Kids’, Ledioni jep lajmin e mirë, ja çfarë do të shohim së shpejti!

Kjo e premte sjell edhe finalen e ‘Voice Kids’. Rrugëtimi i fëmijëve të talentuar mbyllet këtu, të paktën për këtë sezon. Nga ana tjetër, Ledioni ishte ai që lajmëroi para pak kohësh fillimin e një formati të ri, ‘Big Brother VIP’. Mbetemi ende në pritje, e sa më shumë afron vera, na lë të kuptojmë se shtatori do ta gjejë Top Channel me një program të shtuar.

Por, kjo nuk është e gjitha. Me mbylljen e Top Fest, erdhi Top Music Awards. Eventi bëri bujë në 2016-tën, ku u panë shumë të ftuar VIP dhe performanca ‘live’ nga këngëtarët më në zë të momentit. Viti pasardhës nuk solli një edicion të dytë të spektaklit, e kjo na shtyu të mendojmë se Top Music Awards ishte organizuar për t’i dhënë ‘lamtumirën’ si duhet Top Fest. Ditën e sotme, Liço ka postuar një foto në Instastory, ku deklaron: “Pres me padurim nisjen e Top Awards”. Me pak fjalë, një edicion i ardhshëm do të mbahet brenda kërij viti.

Herën e shkuar, evenimenti ishte nën kujdesin e Lori Hoxhës, e cila u pa në rolin e producentes. Mbetet për t’u parë se kur do të shohim më shumë nga ky organizim!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF