Paska qenë e vërtetë, Turi do të largohet nga Vizion Plus së bashku me një prej emisioneve të tij

Nuk do të ishte çudi që edhe pas mohimit publikisht që bëri Turi lidhur me largimin e tij, pas pak kohësh ta shohim në Klan Plus. Nuk është hera e parë, që VIP-at i mohojnë lajmet që qarkullojnë për të dhe më pas të rezultojnë të vërteta. Rasti më i fundit ishte shtatzënia  e Xhensila Myrtezaj.

Lajmi që Turi do të largohet pas kaq shumë vitesh nga ekrani ku u rrit Vizion Plus drejt Klan Plus, pushtoi të gjitha portalet, por nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai e cilësoi si një “Fake News” (lajm i rremë). Megjithatë, një foto e tij në ambientet e TV Klan me Aleksandër Frangaj ka shtuar dyshimet. Burime për Gazeta Ekspress bëjnë me dije se marrëveshja ka përfunduar. Turi është “blerja” më e re e Klan Plus, por jo vetëm. Po të njëjtat burime konfirmojnë se Turi do të marrë me vete edhe “Apartamentin 2XL” .

Turja Hyska prej shumë vitesh është cilësuar si “djali i Vizionit”. Ai ka qenë drejtues i disa emisioneve të ndryshme në këtë ekran si “Mos u nxeh”, “Oktapod”, “Tornado me para”, “Apartamenti 2XL” e ndërsa mesa duket ka ardhur koha për një ndryshim.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *