KreuCelebrity

Shtëpi e re apo biznes i ri? Duket se Ami po investon në diçka surprizuese!

Shtëpia e Amit dhe Ermalit tashmë duket si më e realizuar se kurrë. Joeli dhe Sia, një biznes privat, Mamaqi me një emision të vetin…Vështirë të thuash se nga këndvështrimi  i jashtëm, çifti ka nevojë të plotësohet edhe më tej.

Por, mesa duket Ami po investon në diçka krejt ndryshe. Në një foto të fundit në Instastory, Toska shihet me një uniformë dhe kasketë ndërtimi. Në sfond, dallohet një godinë e paërfunduar ende. “Në punime e sipër”, ka shkruar Ami mbi imazh, duke na lënë të kuptojmë se së shpejti do të dëgjojmë për diçka më shumë nga çifti. Të bëhet fjalë për një shtëpi të re apo biznes të ri? Ende nuk dihet, edhe pse pritet që gjithçka të zbulohet në fare pak kohë.

Me pak fjalë, do të kemi vetëm të reja nga Ami. Ndoshta, vera do të na gjejë me të tjera lajme nga Toska!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF