KreuFashion

4 sekretet e bukurisë së Angelina Jolie, që funksionojnë për çdokënd!

Është një ndër femrat më të bukura në planet, hijeshia e së cilës nuk është zbehur as me kalimin e kohës. Tejet e dashur për publikun, Angelina Jolie na është prezantuar në forma të ndryshme kohë pas kohe. Nga vajza rebele e martuar me Billy Bob Thornton, e deri tek mamaja e përkushtuar që të gjithë njohim sot, Jolie mbetet një personazh i dëshiruar nga pjesa më e madhe.

Ndarja e saj nga Brad Pitt e solli edhe më shumë në qendër të vëmendjes, edhe pse kjo e fundit nuk i mungoi kurrë. Me luhatjet në peshë për shkak të disa kushteve të vështira shëndetësore, Angelina nuk e humbi statusin e femrës së bukur dhe seksi, që të gjithë njohim nga ekrani. Sy magjepsës, buzë joshëse, si çdo hollivudiane tjetër, edhe Jolie ka sekretet e saj të bukurisë. Në fakt janë katër truke, të cilat çdo femër mund t’i bëjë të vetat, pa u munduar shumë. Ja cilat janë ato!

Mos e nënvlerësoni kurrë fuqinë e thjeshtësisë

Ndonjëherë, mjafton një tonalitet i njëtrajtshëm i ngjyrës së lëkurës, pa u rënduar me konturime të theksuara. Sytë e grimuar pothuajse natyral dhe një buzëkuq i kuq, janë kombinimi perfekt me një fustan të zi e të thjeshtë. Një zgjedhje e tillë, shpesh ka bërë që Jolie të etiketohet si një femër që nuk eksperimenton shumë me stilin, por në fakt ekspertët thonë se kjo është thjesht një metodë e zgjuar.

Përkujdesja e duhur ndaj vetullave ndryshon gjithçka

Nuk mund të harrojmë vetullat e holla dhe me kënd të theksuar të Angelina-s në vitet ’90. Ishte një stil që e veçoi shumë gjatë atyre viteve, por le të themi se tashmë, që me kalimin e kohës Jolie është kujdesur të sjellë imazhin e vetullave më të plota, fytyra e saj ka ndryshuar shumë, pa u kuptuar. Një zgjedhje e tillë e ka ndihmuar fytyrën e aktores të duket më e re, e kjo vetëm falë fuqisë së vetullave të punuara me kujdesin e duhur.

Gjej çfarë funskionon vërtet për ty dhe mos iu ndaj!

Mund të kemi parë disa paraqitje nga Jolie, duke nisur nga flokët e shkurtër e të verdhë, e deri tek sytë e rënduara me grim. Por, e vërteta është se prej shumë kohësh Angelina ka zgjedhur të mbajë pothuajse të njejtën ngjyrë e gjatësi flokësh dhe një makeup që i shkon shumë për shtat. Sy të lyer me të zezë, flokë voluminozë dhe një lëkurë që shkëlqen gjithmonë – tashmë Jolie e ka vulosur ‘look’-un e saj!

Bukuria e brendshme do të triumfojë gjithnjë mbi grimin dhe gjithçka që shohim për së jashtmi…

Nëse ka diçka që e kemi mësuar nga Jolie është se një zemër e madhe fiton shumë më shumë popullaritet se sa një fytyrë e bukur. E angazhuar maksimalisht në çështjet humanitare, përkushtimi dhe dashuria e treguar për fëmijët, por edhe familjen në tërësi, kanë bërë që Jolie të pëlqehet dyfish nga publiku, duke mos u renditur kështu thjesht si ‘femra seksi hollivudiane’. Inspirimi që sjell Jolie, nuk krahasohet me kënaqësinë që i dhuron syrit për së jashtmi. Dhe po, ky është vërtet një sekret bukurie!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF