KreuCelebrity

Eni Koçi ‘luftë’ Encës dhe Noizy-it: Pse këndoni në fshatra kur keni mbi 1 milion klikime?

Duket se është e njëjta praktikë pune në çdo projekt të ri muzikor.

Çdo këngëtar si fillim, poston në rrjetet sociale disa foto nga prapaskenat, për të na treguar se shumë shpejt do publikojë klipin e ri, për të vijuar më pas me video nga klipi dhe në fund një falenderim për fansat për milionin e parë të klikimeve që kënga ka marrë në më pak se 24 orë.

Vetëm pak orë më parë Eni Koçi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale vuri në dukje një fenomen i cili mesa duket ndodh rëndom në tregun muzikor: blerja e klikimeve nga këngëtarët. Ajo shkruan se ka artistë që arrijnë 1 milion apo 2 milion klikime në 24 apo 72 orë, klikime të cilat nuk janë në përpjestim të drejtë me famën e tyre. Sipas saj, Bebe Rexha, Ne-Yo të njohur ndërkombëtarisht i arrijnë këtë numër klikimesh pas një muaji, ose më tepër.

Por më tepër se një status në përgjithësi për fenomenin, duket se është një akuzë e drejtpërdrejtë për Encën dhe Noizy-in, pasi janë këto të fundit që në rrjetet e tyre sociale kanë njoftuar se kënga e tyre ka qenë një sukses dhe ka thyer çdo rekord.

“1 milion klikime në më pak se 24 orë. Mendoj që ky është rekordi im personal në një këngë solo. Faleminderit Zot” shkruan Enca për klipin e saj “Dua”.

“1 milion klikime” shkruan nga ana tjetër Noizy.

A do këtë një reagim nga këngëtarët sepse është një akuzë shumë e fortë…na mbetet të presim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF