Eni Koçi shpërthen ndaj kolegëve të saj: Turp t’ju vijë 0 1483

Kohët kanë ndryshuar.

Nëse disa vite më parë suksesi i një këngëtari matej me shitjen e kasetave, në ditët e sotme janë klikimet në rrjetin social Youtube, të cilat përkthehen më pas në fitime monetare.

Është bërë pjesë e punës që artistët falenderojnë fansat e tyre për klikimet e shumta që kënga e tyre ka marrë ne vetëm brenda pak orësh apo ditësh, klikime të cilat kapin shifrat rreth 1 milion apo 2 milion brenda një apo dy ditëve. Nëse për audiencën duket shumë normale, për Eni Koçin nuk është gjë tjetër vetëm se një tregues që artistë të ndryshëm i blejnë klikimet dhe krenohen për diçka që në të vërtet nuk do të thotë asgjë për punën e tyre.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Eni shkruan se është e pamundur që një këngëtar shqiptar të arrijë atë numër klikimesh në një kohë të shkurtër, duke theksuar se kjo gjë nuk u ndodh as këngëtarëve me famë ndërkombëtare si Bebe Rexha, etj. Postimin e saj, Eni e mbyll duke thënë se duhet t’u vijë turp nga blerjet e klikimeve dhe jo të krenohen me to.

“Super artistë për më shumë se 1 muaj marrin 4.5 milionë klikime, por 90% e artistëve shqiptarë, ne maksimum 6.000.000 shqiptarë që jemi, duke përfshirë edhe Kosovën, i arrijnë këto klikime për një ditë ose maksimumi 2-3 ditë. Nuk ju duket pak e çuditshme? Nga ky 6.000.000 që po supozoj që mund të përdorin ‘Youtube’ kemi: ushtarë, të sëmurë, policë, çdo ditë 100 avionë që ngrihen nga aeroporti jonë dhe shkojnë diku, ka studentë para provimeve, njerëz që nuk dëgjojnë muzikë se janë fetarë, njerëz në plazh, spitale politikanë etj.

Kështu që pyetja ime është, si shumica e madhe e këngëtarëve shqiptarë i arrijnë këto klikime brenda 24-72 orëve? E vetmja mënyrë është të ketë shpërthim internacional. Nëse këta/ këto do të kishin treg të jashtëm pse këndojnë në fshatrat e rretheve të thella? Së dyti 1 milionë klikime në 48 orë ndërsa në ‘iTunes’ nuk kalojnë më shumë se 1000 blerje. Bebe Rexha , Steflon Don dhe Ne-Yo për një javë të tre kanë më pak klikime se disa artistë shqiptarë. Jeni bërë për turp me blerje të klikimeve, kaq kisha”,shkruan ajo.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *