KreuCelebrity

Mihrije Brahja ka një sekret për rininë e saj të përhershme dhe na e tregoi pa asnjë hezitim!

Është e pamundur që në çdo dalje publike të mos dëgjoj të paktën nje kompliment dhe kështu ndodhi edhe teksa ishte e ftuar në emision e pasdites tek “Rudina”.

Ndoshta mund t’ju duket si klishe, por është krejtësisht e vërtetë, për Mihrije Brahjan mosha është thjesht një numër. Vitet ikin, por Mihrija sa vjen dhe bëhet edhe më e bukur.

Ajo ishte sot e ftuar tek “Rudina”, e cila sapo pa këngëtaren të futej në studio nuk ia kurseu fjalët e bukura, plotësisht të merituara.

Pas bukurisë së saj, përveç bujarisë së nënës natyrë, qëndron edhe një përkujdesje shumë e madhe nga ana e Mihrijes, të cilën ajo nuk ka nguruar të na e tregojë.

Ajo u ka dhënë një këshillë të gjitha vajzave dhe grave, që kremërat e fytyrës dhe shampon duhet t’i ndryshojnë pas një kohe, pasi vjen një moment që ato nuk kryejnë të njëjtin funksion si më parë. Sipas saj, kjo gjë e ka ndihmuar që të ruajë freskinë e lëkurës dhe shkëlqimin e flokëve.

Pra vajza e mësuat tashmë?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF