KreuFashion

Modelet më ‘in’ të flokëve për këtë verë, frymëzuar nga…Coachella 2018!

Si po shkon përshtatja me temperaturat e ngrohta? Keni filluar të ankoheni që tani për vapën? Epo, prisni stinën e ardshme, që premton akoma dhe më nxehtë. E dimë fare mirë që keni nisur që tani kërkimin për fustanet dhe sandalet më me stil të momentit, ashtu sikurse jeni zhytur në botën e së bardhës.

Ndërkohë, garderoba nuk është e vetmja që ka rëndësi. Ndërrimi i sezonit kërkon edhe përkujdesjen maksimale ndaj flokëve. Kremërat dhe të tjera produkte që kujdesen për shkëlqimin dhe shëndetin e tyre janë të parat në listën e blerjeve, e nga ana tjetër, me ekspozimin e supeve dhe dekoltesë kemi çdo lloj inspirimi për të eksperimentuar me modele të ndryshme. Sepse, i nxehti është tejet i padurueshëm për flokë të çrregullt e të mbajtura keq!

Coachella këtë vit ka sjellë disa nga modelet më të bukura, të cilat jo vetëm që janë të realizueshme nga të gjithë, por sigurojnë dhe një paraqitje ‘in’, duke ju kursyer dhe kusuret e vapës. Më së shumti dallojnë ondet ose kaçurrelat, që edhe këtë herë nuk i mungojnë sugjerimeve për tendencën e flokëve të verës 2018. Idetë tashmë i keni edhe më të qarta!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF