KreuCelebrity

Mund të jenë ndarë, por natën e kalojnë bashkë/ Gigi dhe Zayn, ish-e me përfitime…?

Rreth një muaj më parë, çifti i preferuar i të rinjve deklaroi ndarjen. Pikërisht në momentin kur gjithçka dukej mëse serioze, Gigi dhe Zayn nuk i lanë thashethemet të shkonin më tej, duke konfirmuar se mes tyre nuk kishte më asnjë lidhje romantike. Por, fotot e fundit të këngëtarit flasin shumë…

Malik është parë duke u futur në godinën e banesës së Gigi-t në New York. I veshur sportiv, me një tutë bluzash te kuqe, artisti është përpjekur të kalojë pa u vënë re, por paparacët kanë qenë më të shpejt se kaq. E nëse mendoni se po flasim për një takim miqësor mes dy ish-esh, vështirë të jemi në të njejtin mendim. Arsyeja? Malik e ka kaluzr natën në apartamentin e modeles, ndërsa të nesërmen në mëngjes është parë duke dalë nga godina me të njejtën veshje. Më pak fjalë, duket se mes tyre ende ekziston një lloj lidhje, edhe pse romancës mund t’i kenë dhënë fund përfundimisht!

Zayn është ai që ka folur zyrtarisht lidhur me fundin e lidhjes mes tij dhe Hadid, ndërsa kjo e fundit ka vendosur ta kalojë sipas mënyrës së saj. A do të ketë vallë një rikthim? Mbetet për t’u parë…Fansat shpresojnë që po!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF