Na befasuan, por çifti i njohur i aktorëve janë në pritje të fëmijës së parë!

Ata janë çifti më privat hollivudian. Flasin kaq rrallë për njëri-tjetrin, saqë vështirë të kujtojmë se Rachel Weisz dhe Daniel Craig janë në fakt në lidhje martesore. Dhe pas kaq kohësh, aktorët japin lajmin e gëzueshëm: Rachel është në pritje të ëmbël! Më në fund, pas martesës 7-vjeçare, dashuria e tyre po kurorëzohet me një dhuratë të tillë.

“Shumë shpejt do të më shfaqet barku. Unë dhe Daniel jemi më shumë se të lumtur. Do sjellim në jetë një fëmijë të vogël. Presim ma padurim ta takojmë. Është e gjitha si një mister i madh”, ka deklaruar aktorja, e cila aktualisht është në moshën 48-vjeçare. Weisz ka një djalë 11-vjeçar nga martesa e mëparshme me regjisorin Darren Aronofsky, ndërsa Craig është baba i një vajze 25-vjeçare, të ardhur në jetë nga martesa me aktoren Fiona Loudon. Aktorja dhe ylli i ‘James Bond’ kanë deklaruar se nuk janë të mësuar me të folurit publikisht mbi marrëdhënien e tyre, edhe pse i respektojnë maksimalisht kolegët që shprehen lirshëm mbi marrëdhënien në çift.

Rachel është disi më e hapur në këtë drejtim, por nuk mund të themi se kemi dëgjuar shumë dhe prej saj. Tani, pritet të mësohet gjina e fëmijës. Urime për çiftin hollivudian!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *