Një fustan, kaq shumë kombinime! “Heroi” ynë për këtë verë! 0 248

Nuk do ta ekzagjëronim nëse do ta quanim fustan hero! Dhe e dini përse, sepse na shpëton gjithmonë kur në kokë kemi pyetjen më të shpeshtë që ia bëjmë vetes: Çfarë do vesh?

Mund të vishet në punë, në shkollë, pasditevë, për një udhëtim, me këpucë me taka, me atlete, me sandale, me pupa, me shakpa…a nuk ua thamë që është shpëtimtarja jonë?

E zezë me printe të disa luleve të vogla, trend i momentit, dhe një kombinim i detajeve retro, ky fustan është gjithçka që na nevojitet këtë verë.

Nëse ju duket sikur e keni parë diku, po keni të drejtë. E kemi parë tek Kate Bosworth, Karlie Kloss, Selena Gomez, Margot Robbie, Emily Ratajkowski dhe Katy Perry.

Së shpejti do e shohim edhe tek ju, apo jo?

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *