KreuCelebrity

“Ti je një nënë e keqe, si mund ta bësh këtë”, Kylie Jenner u përgjigjet kritikave me këto foto

Kylie Jenner është bërë nënë para dy muajsh me një vajzë të vogël të quajtur Stormi. Vetë ylli i “Keeping Up With Kardashian” e ka pranuar që nuk është një nënë e zakonshme dhe këtë e kemi kuptuar edhe ne.

Ajo është vendosur në qendër të vëmendjes, pasi vetëm 2 muaj nga ardhja në jetë e vajzës së saj, Kylie u largua për në festivalin “Coachella” për disa ditë me rradhë, me pas ishin thonjtë e saj të gjatë dhe kaq kanë mjaftuar për ta etiketuar atë si një “nënë e keqe”.”Si mund ta lësh vajzën dy muajshme fhe të largohesh në festival” “Si ia ndërron pelenat bebit me ato thonj”, ishin disa nga komentet në postimet e saj në Instagram.

Si për të na treguar të kundërtën, Kylie Jenner ka postuar disa foto ku shfaqet si një nënë e devotshme, duke u kujdesur për Stormin.

Kylie Jenner është bërë nënë para dy muajsh. Ajo zgjodhi që ta mbante të fshehtë shtatzëninë e saj për nëntë muaj dhe e konfirmoi lajmin vetëm kur Stormi erdhi në jetë nëpërmjet një fotoje, e cila u shndërrua në foton më të pëlqyer në Instagram.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF