KreuCelebrity

Deklaratë (jo fort) befasuese nga Çani mbi shprehjen e famshme të Tahirit: “Unë i dashuroj, i dua shumë….!”

Rikthimi i SaImir Tahirit, pas një kohe relativisht të gjatë të shkëputjes nga fusha e dukshme politike, solli një mori reagimesh si nga opozita aktuale, ashtu dhe nga publiku. I vendosur se do të vendosë drejtësi, Tahiri përdori një shprehje që qarkulloi si virale në orët e fundit. “S’ka bir nëne dhe bir kurve që të më ndalojë mua të bëj drejtësi”, është shprehur ish-ministri, ndërsa fjalët e përzgjedhura nga ai shkaktuan polemika të shumta.

Nuk ka pritur më gjatë Çani për ta bërë Tahirin pjesë të emisionit të tij këtë të premte. Ashtu siç e do zakoni, edhe kësaj interviste i ishte vendosur një titull: “Saja i Monte Kristos”. Nuk mund të mungonin pyetjet pikante nga Çani, e as deklaratat e tij, që edhe pse jemi mësuar, shpesh na duken si shokuese (të paktën të thëna ‘live’ në emision). “Si do t’i frenosh ti bijtë e nënave dhe kurvave të të pengojnë? Sepse unë i dashuroj kurvat, i dua shumë”, ka thënë Arjani, duke lënë kështu batutën e tij në një situatë kaq shumë të përfolur siç është dhe kjo e fundit e Tahirit.

Ish-ministri nuk është ndalur së përsërituri frazën, duke theksuar se e vërteta do të dalë dhe gjithçka do të shkojë aty ku duhet. Sa për Çanin, deklaratën e tij e bëri…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF