KreuCelebrity

‘Jam bërë e gjitha!’, Kiara Tito flet për herë të parë lidhur me kirurgjinë plastike

Kiara është aktualisht një ndër moderatoret më të preferuara të momentin. Nga ‘Top Select’, në një format krejt ndryshe dhe më me peshë mbi supe, siç është edhe ‘Doktor Plastik’, Tito duket se po ecën në hapat e duhur në botën e televizionit. Ishte e ftuara speciale në ‘IN Style’, ku dhe ka zbuluar diçka më shumë lidhur me ndërhyrjet dhe proçeset e tyre.

Në këtë pikë të bisedës, Sara Kolami ka përfituar nga rasti për ta pyetur Kiarën nëse ajo vetë ka bërë ndonjë operacion plastik. “Po e them ekskluzivisht për ty që jam bërë e gjitha!”, ka thënë Tito me humor, ndërsa ka shtuar se ende nuk ka realizuar ndonjë ndërhyrje të kësaj natyre. “Shpresoj mos të më futet dhe mua ‘krimbi’ që të filloj të bëj pak këtu e pak aty. Nuk e shoh si diçka që mund ta bëj”, është shprehur Tito, e cila ka pohuar se është krejtësisht natyrale.

Kohët e fundit kemi parë të diksutohet shumë mbi një temë të tillë, e nuk janë të pakta vajzat e ekranit që diskutohen mbi operacione të mundshme. Fatmirësisht, ky nuk është rasti i Kiarës…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF