‘Voice Kids’ i vjen fundi, sjell fitoren për këtë konkurrent e trajner në veçanti! 0 739

Pas një sezoni të gjatë, ku pamë pjesëmarrje të gjerë të fëmijëve në secilën prej fazave të konkursit, ‘Voice Kids’ mbërriti dje në finalen e vetë spektaklit. Prej pesë javësh shijuam netët ‘live’, ku nuk munguan emocionet si për fituesit, ashtu dhe për ata të cilët u shkëputën më herët nga gara. Trofeun e mbrëmshëm të ‘Voice Kids’ e rrëmbeu Denis Bonjaku, që ishte njëkohësisht një ndër të preferuarit dhe më të komentuarit në rrjetet sociale.

I përfshirë në skuadrën e Miriamit, këtë të premte të fundit Denisi konkurroi krah Ana Kodrës, një tjetër finaliste e Canit. Për televotimin e fundit, të vetmit të mbetur në konkurrim ishin Bonjaku, Frensi Revania dhe Rina Daklani. Kjo është hera e dytë që Miriami fiton tërthorazi kompeticione të tilla muzikore, pasi kujtojmë se ‘The Voice’ nuk është i vetmi format ku këngëtarja ka marrë pjesë me të njejtin rol. Fillimisht, Cani u bë pjesë e dy sezoneve të para të ‘The Voice Albania’, për t’u shkëputur më pas për një kohë të gjatë nga ky spektakël në veçanti.

Ajo rendi drejt televizionit dhe formatit konkurrent, ‘X Factor Albania’ në sezonin e katërt të këtij të fundit, duke dalë fituese nëpërmjet votave të publikut për Edea Demaliaj. Këtë herë, rikthimi me ‘Voice Kids’ në Top Channel i siguroi një trofe të dytë, pikërisht nëpërmjet talentit të Denisit. Së bashku me Albanin, çifti shihen shpesh në pozicionin e trajnerëve apo jurisë në gara të tilla televizive. Po ju, cilin prej finalistëve kishit të preferuar?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *