KreuCelebrity

Jo një, por dy bebe! Një lajm i gëzueshëm për familjen Middleton

Një gëzim i dyfishtë në familjen Middleton. Pipa Middleton është në pritje të ëmbël. Lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht, por burime të sigurta pranë çiftit bëjnë me dije se 33 vjeçarja është shtatzënë dhe pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në muajin tetor.

Çifti lidhi kurorë më 20 maj të vitit të kaluar në Kishën e Shën Markut në një dasmë madhështore që tërhoqi vëmendje shumë të madhe mediatike. Ashtu si Pipa mbajti në dasmën e motrës së saj, fustanin, Kate ia ktheu favorin në ditën e saj të veçantë. Dhe tani ato po përjetojnë sërish një moment shumë të veçantë të dyja: shtatzëninë.

Shtatzënia e Pippa gjithashtu vjen në një kohë pasi vjehrri i saj, David Matthews, u arrestua në mars pas akuzave se kishte dhunuar një të mitur në fund të viteve 1990.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF