KreuCelebrity

Nga Enada Hoxha, Ajola Xoxa te Anjeza Maja, si u veshën VIP-at në Ballon Vjeneze

Tapet i kuq, fustane elegante, djem me kostum, ushqim i mirë, në sfond “Danubi blu”…mund t’ju duket si një moment i shkëputur nga një përrallë, por jo. Bëhet fjalë për ballon Vjenezë që u mbajt mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve.

Të pranishëm ishin konsuj, përfaqësues të ambasadës austriake, asaj çeke, sllovake, kryebashkiaku Veliaj, ndërsa nuk munguan edhe personalitete të tjerë të artit të cilët u bënë bashkë në një mbrëmje krejtësisht ndryshe.

Balloja u hap me një vals nga balerinët e njohur Enada dhe Gerd Vaso, për të vijuar më pas me performancën e mexosopranos së Teatrit të Operas dhe Baletit Vikena Kamenica dhe tenorit Armaldo Kllogjeri. Gjithashtu nuk munguan as tingujt melodiozë të familjes Qerimi si dhe interpretimi i të rinjve të Shkollës së Baletit në Tiranë.

Më poshtë do t’ju sjellim pak nga atmosfera si dhe veshjet që kishin përzgjedhur të pranishmit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF