Bëjani pyetje vetes: A i ka këto karakteristika marrëdhënia juaj në çift? 0 325

Ne të gjithë ndoshta kemi disa dyshime lidhur me marrëdhënien tonë kohë pas kohe. Por si mund ta kuptojmë faktin se marrëdhënia jonë ia vlen që ta vazhdojmë?  Mundohuni të lexoni këto deklarata të thjeshta dhe pyesni veten: “A i zbatojmë këto rregulla?”

Bright Side ka mbledhur disa karakteristika që mund të na ndihmojë të kuptojmë nëse marrëdhënia jonë është e fortë apo jo. Ato gjithashtu do të na ndihmojnë që të zgjidhim lehtësisht problemet me partnerin tuaj, nëse keni.

Ju diskutoni planet tuaja të ardhshme në një atmosferë të qetë

Nëse ia dilni që të planifikoni të ardhmen tuaj pa ankth, pa të bërtitura, atëherë jeni në rrugën e duhur. Kjo lloj marrëdhënie ka të ardhme. Në të kundërtën është vetëm çështje kohe për të mbërritur në fund.  Në një marrëdhënie të mirë, partnerët përballen me të ardhmen pa frikë dhe janë vërtet të ngazëllyer për të.

Të gjitha premtimet tuaja janë të vërteta

Në një marrëdhënie të shëndetshme, njerëzit ndihen të sigurt dhe i besojnë njëri-tjetrit. Por a mund të besojmë tek një njeri që i harron premtimet që ka dhënë? Është e rëndësishme të respektojmë ndjenjat dhe dëshirat e partnerit dhe të mos bëjmë premtime që nuk i mbani këtu.

Nuk e kontrolloni njëri-tjetrin

Një marrëdhënie e mirë është kur partnerën nuk përpiqen që të imponojnë pikëpamjet e tyre tek ata. Kjo sjellje mund të ngatërrohet me kujdesin, por arsyeja e vërtetë është se ata duan të kontrollojnë gjithçka.

Jeni krenar për arritjet e partnerit

Nëse nuk mund t’i pranoni arritjet e të dashurit tuaj, kjo do të thotë se marrëdhënia juaj përbëhet nga rivaliteti, zilia, vetëvlerësimi i ulët dhe vullneti për të kontrolluar gjithçka. Në një familje të lumtur, njerëzit janë sinqerisht të lumtur për suksesin e njëri-tjetrit dhe i trajtojnë këto arritje si festime edhe nëse fitoret janë të parëndësishme.

Nuk fajsoni për çdo problem partnerin tuaj

Nëse filloni të fajësoni partnerin tuaj në vend që të kërkoni zgjidhje për një problem, sinjalizon që marrëdhënia juaj është e paqëndrueshme. Nëse ju as që mendoni se mund të jeni shkaku kryesor i problemit, në këtë mënyrë e keni më të  lehtë të akuzoni dikë tjetër dhe i dashuri juaj është i detyruar të heshtë e të pajtoheni me gjithçka që ju thoni, atëherë nuk ka harmoni në këtë marrëdhënie. Një marrëdhënie e mirë do të thotë të jesh një ekip. Të dashurit, njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin, veprojnë së bashku, dhe të dy marrin përgjegjësinë për veprimet dhe gabimet e tyre.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *