KreuCelebrity

Është djalë! Kate Middleton sjell në jetë fëmijën e tretë, shpërthen festa në dyert e maternitetit

Një lajm i mirë vjen nga familja mbretërore.

Kate Middleton ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë dhe ai është djalë. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kengiston Palace ka bërë me dije se djali ka ardhur në jetë në orën 11:01 dhe peshon plot 3 kg e 800 gr. Princ William ka qenë i pranishëm gjatë lindjes, e ndërsa në orët në vijim pritet që princ George dhe princesha Charlotte të vijnë të vizitojnë vëllanë e tyre të vogël.

Çifti mbretëror preferoi të mos thoshte asgjë paraprakisht për gjininë e bebit, ndonëse Princ William e zbuloi atë pa dashje. Sa i përket emrit, ende nuk dihet asgjë, megjithatë pritet që gjithçka të bëhet publike në daljen e parë pas lindjes së Kate në hyrjen e spitalit, siç është tashmë një traditë në familjen mbretërore.

Dhjetëra persona janë mbledhura në hyrjen e spitalit për të pritur çiftin. Të veshur me simbolet të flamurit kombëtar, ato kanë përgatitur edhe dhurata për Kate dhe fëmijën e vogël të sapoardhur në jetë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF