KreuCelebrity

Këngëtari i famshëm shqiptar: Përjetova vdekje klinike, ja çfarë mu shfaq para syve

Një nga të ftuarit tek “Rudina” pasditen e sotme, ishte një prej këngëtarëve më të njohur të viteve ’90, Viktor Tahiraj, i cili tregoi një moment shumë të vështirë të jetës së tij.

Tahiraj kishte pësuar vdekje klinike pas një aksidenti të zhvilluar në Itali. Këngëtari tregon se në atë moment përpara syve i ishte shfaqur e ëma.

“Ishte data 28 mars, koiccidencë sepse në 28 mars ishte dita e mbytjes së anijeve në Vlorë në ’97. Ishte pikërisht 28 marsi i 2010 kur unë lashë punën dhe po ikja për në shtëpi. Në rrugën time futet një makinë dhe më bie përballë.”

“Në momentin që u përplasa, mbylla sytë dhe përpara meje u shfaq nëna ime. Ka qënë vdekje klinike. ‘Të keqen nëna si je’, më tha. ‘Pa merak jam mirë’, i thashë. Unë e dua shumë nënën time, por nga ai moment unë e thërras perëndi”, tregoi Tahiraj.

Mimikat e tij e tregojnë më së miri ndjesinë e fortë që ai ka përjetuar nga kjo histori.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF