Ku ka zë, s’është pa gjë! Ja si qendron e vërteta e shtatzënisë së Marinës… 0 2682

E kemi thënë: mjafton një martesë, që shumë shpejt të dëgjojmë për ndonjë shtatzëni të mundshme të një personazhi të njohur apo një tjetër. Në fokusin e medias rozë së fundmi ishte Marina Vjollca, e cila u përfol se ishte në pritje të ëmbël. Shkak u bë mungesa e saj në Instagram, si dhe veshjet e gjera me të cilat ishte parë kohët e fundit.

Gjithçka u mohua nga vetë Marina, e cila nuk priti më gjatë për të postuar një tjetër foto, ku shfaqte format e saj fizike. Por, ja që nga e gjithë kjo zhurmë, ka diçka të vërtetë. Burime të afërta pranë çiftit kanë zbuluar për Panorama Plus se Marina dhe Getoari e kanë në plan të sjellin një fëmijë në jetë së shpejti. Angazhimet e moderatores në televizion kanë përfunduar për momentin, kështu që këtë periudhë çifti po e shfrytëzon për të zgjeruar familjen.

Nuk dihet se kur do ta shohim sërish Marinën në ekran, pasi përfundimi i “Ces’t La Vie” nuk ka sjellë asgjë të re për prezantuesen. Ndoshta, ajo po i përkushtohet në maksimum jetës me Getoarin dhe planeve që të dy kanë për të ardhmen.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *